Partner.al kërkon një Menaxher/e Eksportesh për Europën Perëndimore, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit të pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Kërkimi i klientëve të rinj për kompaninë dhe finalizim i marrëveshjeve të reja;
  • Përgjegjës mbi shitjen në tregun e eksporteve;
  • Përcakton kërkesat e biznesit të klientit dhe nëse produktet që konsiderohen janë të përshtatshme;
  • Mirëmban të dhëna të sakta për të gjitha raportimet, shitjet dhe raportet e aktivitetit të paraqitura nga mbikëqyrësi i tij;
  • Të njohi shumë mirë produktet e kompanisë dhe të dijë ti prezantojë ato;
  • Përgatit raporte mbi shitjen për të vlerësuar performancën;
  • Përmbush detyra të reja të caktuara nga kompania në kuadër të arritjes së misionit dhe qëllimit të saj.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë Menaxhim Biznesi;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, ndërtimi i marrëdhënieve të sukseshme me klientët;
  • Të ketë  mbi 3 vjet eksperiencë pune në shitje në të njëjtin profil;
  • Aftësi shumë të mira kreativiteti dhe prezantimi;
  • Njohje shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri të gjuhëve Gjermanisht dhe Frengjisht përbëjnë avantazh;
  • Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment