Partner.al kërkon një Menaxher Projekti në Tiranë, për një klient i cili është i specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike, civile dhe industriale.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga ideimi, zbatim dhe kolaudim përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e grupit të teknikëve për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit dhe koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve fillestare të lidhjes me OSSH dhe për procedurat e nevojshme në këtë institucion;
  •  Rishikon dhe harton kostot e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
  • Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Harton dhe mbikqyr mirëmbajtjen periodike të sistemit të instalimeve elektrike gjatë fazës së shfrytëzimit.;
  •  Zhvillon dhe manaxhon planin e punës dhe strukturën e projekteve (WBS);
  •  Zhvillon dhe manaxhon buxhetin për projektet respektive;
  • Manaxhon ekzekutimin e projektit për të siguruar përputhshmëri me buxhetin, afatet kohore dhe qëllimin e projektit;
  • Së bashku me drejtorin e departamentit zhvillon procesin e prokurimit për shërbime/produkte nga palë të treta si dhe sigurohet që prokurimi kryhet në kohë dhe brenda buxhetit.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar masterin në Inxhinieri Elektrike.
  • Të ketë eksperiencë pune në pozicionin që kërkohet jo më pak se 5 vjet;
  •  Të ketë aftësi organizative dhe të jetë i aftë të punojë në menyrë të pavarur dhe në grup;
  • Njohës i programeve si Autocad, Revit apo sowftware të tjera inxhinierike;
  • Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze;
  • Nëse ka eksperiencë në Turnkey Projects është avantazh.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment