Partner.al kërkon një Specialist/e Marketingu në Tiranë, për një klient i cili është i specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike, civile dhe industriale.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Disenjimi i strategjisë së marketingut dhe implementimi i saj mënyrë rigoroze;
  • Disenjon planin e marketingut duke përfshirë mjetet, buxhetin dhe përmbajtjen e nevojshme;
  • Përpilimi i përshkrimeve të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë për tu përdorur më pas në fushata marketingu;
  • Qëndron gjithnjë i informuar lidhur me produktet, cilësimet e tyre, zgjidhjet që këto produkte ofrojnë në mënyrë që ti përshtasë përshkrimet e produkteve në formë tërheqëse për klientë të
    rinj;
  • Disenjon përmbajtjen (content) e postimeve të ndryshme në rrjetet kryesore sociale të kompanisë (Facebook, Instagram, LinkedIn, Webpage etj.)
  • Mban të përditësuar kanalet digitale të komunikimit me produktet/shërbimet dhe përshkrimet e nevojshme;
  • Mban marrëdhenie të drejtpërdrejta me kompani të jashtme për prodhimin e materialeve publicitare;
  • Ndjek procesin e prokurimit të materialeve promocionale deri në mbëritjen e tyre;
  •  Rishikon ofertat ndaj klientëve për të përshtatur përmbatjen e këtyre ofertave në stilin e strategjisë së marketingut;
  • Qëndron gjithmonë i informuar për zhvillimet e tregut dhe produkteve dhe përshtat marketingun e kompanisë me ndryshimet në treg;
  • Merr pjesë në mënyrë aktive në mbledhjet e departamentit të shitjes e marketingut dhe sugjeron fushata marketingu për arritjen e objektivave të departamentit;
  • Disenjon dhe rishikon komunikimet për shtyp lidhur me projektet e zbatuara të kompanisë;
  •  Angazhohet në mënyrë të pavarur në komunikime me klientët në rrjetet sociale duke u përgjigjur në mënyrë profesionale;
  • Ndjek ankesat e klientëve me departamentet e tjera respektive në mënyrë që të sigurojë nivel profesional të kujdesit ndaj klientit;
  •  Detyra të tjera të ngarkuara nga supervizori.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë në Marketing/Administrim Biznesi apo profile të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme në Marketing FMCG, Distribucion, Retail;
  • Njohës dhe përdorues i paketave MS Office (Word, Excel, PowerPoint)
  • Njohuri të mira në graphic design dhe aplikacioneve të tjera të ngjashme;
  •  Aftësi të mira analitike, komunikimi, prezantimi dhe raportimi;
  • Aftësi të mira në organizim përsonal dhe manaxhim kohe;
  • Njohje shumë të mira të gjuhës Angleze;
  •  Aftësi për të punuar i/e pavarur dhe në grup.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment