Partner.al kërkon një Arkëtare në Tiranë, për një klient i cili operon në furnizimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjëse për arkëtimin ditor të klientëve dhe agjentëve të shitjes;
- Përgjegjëse për përpilimin e dokumentave përkatëse të arkës dhe menaxhimi i detyrimeve të klientëve;
- Njeh produktet e shoqërisë dhe pasqyron veprimet financiare për procedimin në lidhej me shitjen e tyre;
- Përgjegjës për pagesat nga arka në perputhje me procedurat operacionale dhe dokumentacionin e kërkuar;
- Kryen veprimet e nevojshme në arkë lidhur me: a) Printimin e inventarit për veprimet e kryera.
b) Përpunimin e vlerave që ka në ngarkim në fund të ditës.
c) Krahasimin e gjëndjes fizike me gjendjen kontabel. - Dorëzon fondin e arkës në fund të ditës dhe kryen rakordimin me përgjegjësin.
- Garanton regjistrimin e te gjithe informacionit te nevojshem kontabel sipas formateve te kerkuara nga Kompania dhe legjislacionit ne fuqi.
- Kryen detyra të tjera në Departamentin e Financës.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet;
- Eksperiencë pune minimumi 2 vite në profil të ngjashëm;
- Të ketë njohuri bazë të procedurës së shitjes (faturë tvsh, kasë fiskale)
- Njohuri të mira të paketës MS Office dhe programeve financiare;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane;
- Aftësi të mira kalkuluese dhe analitike;
- Etikë pune dhe përpikmëri.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment