Partner.al kërkon një Sanitare për një Hotel prestigjioz të sapo hapur në një zonë shumë të preferuar në Tiranë.  

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  •  Përgjegjëse për sigurimin e pastertisë së përgjithshme dhe rregullin estetik të
    ambienteve të hotelit;
  • Përgjegjëse për mbajtjen e të gjitha pajisjeve dhe materialeve të pastrimit në një
    gjëndje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Përgjegjëse për monitorimin dhe raportimin për riparimet dhe zëvendësimet e
    domosdoshme në ambientet e hotelit;
  • Përgjegjëse për monitorimin rregullisht të produkteve të domosdoshme për klientelën,
    produkte komoditeti dhe higjene;

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë eksperienca të mëparshme në këtë profil;
  •  Të jetë korrekte dhe disponibël;
  • Të ketë komunikim të mirë me stafin e punës;
  •  Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
  •  Të jetë e motivuar dhe energjike;

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment