Partner.al kërkon një Montator Mekanik në Tiranë, për një klient i cili operon në furnizimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për identifikimin e parregullsive në pajisje dhe konstruksione të ndryshme mekanike;
- Kryen punimet, mirëmban dhe riparon në pajisjet elektromekanike;
- Ndjekja dhe monitorimi i ecurisë së pajisjeve;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional në drejtimin Mekanik;
- Të ketë eksperiencë në fushën e montimit të konstruksioneve metalike jo me pak se 5 vjet;
- Të ketë leje drejtimi automjeti;
- Njohuritë e gjuhëve të huaja përbëjnë avantazh.
- Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Të jetë fleksibël në lidhje me oraret e punës;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment