Partner.al kërkon një Drejtues Logjistike në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit te pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Administron magazinën në përputhje me rregullat e vendosuar nga kompania;
- Koordinon punën midis magazinës qëndrore dhe departamenteve të tjera të kompanisë;
- Organizon, drejton dhe motivon punonjesit që ka në varësi;
- Mbikqyr praninë e produkteve, magazinimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e ambjenteve dhe pajisjeve në magazinë;
- Menaxhon gjithë procesin e lëvizjes së produkteve Hyrje dhe Dalje nga magazina.
- Koordinon shume mire rradhën dhe kohën e ngarkesave me Menaxherët e Shitjeve, Pergjegjesin e Magazinës dhe mjetet e transportit të kompanisë dhe paleve të treta.
- Planifikon dhe shfrytëzon me eficencë hapsirat e magazinës;
- Kontrollon sasine dhe cilesinë e produktit që hynë dhe del nga magazina;
- Përgjegjës kryesor për optimizimin e kohës së ngarkesave dhe minimizimin e kostove të transportit;
- Për çdo problem, shërbim ose difekt koordinon me personin përgjegjës të mirëmbajtjes teknike të mjeteve;
- Përgjegjës për respektimin e të gjithë procedurave që lidhen me pozicionin e tij të punës;
- Kryen raportime periodike të mbi ecurinë dhe problematikat e punës.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik me profil menaxhimi;
- Të ketë eksperiencë pune minimumi 5 vite në Logjistikë;
- Të ketë aftesi drejtuese dhe organizative;
- Të jetë i komunikueshem;
- Të ketë njohuri mbi pakten Office;
- Të posedojë leje drejtimi automjeti;
- Të jetë i aftë të punoje në grup.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment