Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh për zonën e Jugut, për një klient i cili operon prej 20 vitesh në fushën e distribucionit në industrinë e FMCG.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Planifikimi, organizimi dhe mbulimi i territorit përmes promovimit dhe shitjes së produkteve të ofruara te klientët ;
- Zbatimi i strategjive të përgjithshme të shitjeve në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania;
- Ndjekja e porosive në çdo hallkë deri në mbylljen e proçesit;
- Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas strategjisë të kompanisë;
- Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët;
- Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e numrit të klientëve;
- Përgatitja e raportimeve periodike, sipas kërkesave nga eprori i drejtperdrejtë;
- Informimi në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas;
- Çdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e tij të caktuar nga eprorët e drejtëpërdrejtë;
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet e larta;
- Përvojë në pozicione të ngjashme mbi 3 vjet;
- Të ketë eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm;
- Njohës dhe përdorues i programeve të MS Office (Word, Excel, PowerPoint);
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, dhe të jetë i aftë të punojë në grup;
- Të ketë aftësi organizative dhe menaxheriale;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment