Partner.al kërkon një Financiere në Tiranë, për një klient i cili operon në fushën e ndërtimit dhe konsulencës.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Hartimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes dhe blerjes;
  • Regjistrimi i veprimeve të magazinës, rakordimi periodik në lidhje me lëvizjet e produkteve dhe inventarin fizik;
  • Kontrolli i ecurisë së pagesave të klientëve në bazë të faturave të shitjes;
  • Kontrolli i detyrimeve ndaj furnitorëve;
  • Përgatitja e raporteve të detajuara mujore të shpenzimeve & të ardhurave të realizuara;
  • Rakordime me bankat;
  • Përgatitja e listëpagesave mujore;
  • Përgatitja dhe deklarimi i detyrimeve tatimore në sistemin e-filing;
  • Regjistrimi në kontabilitet i gjithë transaksioneve financiare, referuar Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit 1-14;
  • Përgatitja e Pasqyrave Financiare vjetore;
  • Kryerja e çdo veprimi tjetër të nevojshëm brenda fushës së financës.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet master pranë Fakultetit të Ekonomisë, me mesatare mbi 8 (vërtetuar me kopje të diplomës dhe listë notash);
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet si specialiste finance, e preferueshme në fushën e ndërtimit;
  • Të ketë eksperiencë në deklarimet tatimore dhe mbajtjen e kontabilitetit;
  • Të përdorë shumë mirë programin e kontabilitetit Alpha Business dhe Bilanc;
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze;
  • Të njohë dhe perdorë shumë mirë paketën Office;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment