Partner.al kërkon një Brand Manager në Tiranë, për një klient i cili operon në distribuimin e produkteve farmaceutike dhe kozmetike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Prezanton në mënyrë dinjitoze produktet e kompanisë tek klientët;
- Vendos dhe zhvillon marrëdhënie të qëndrueshme midis kompanisë dhe klientëve;
- Bashkëpunon në mënyrë kualitative me klientët me qëllim arritjen e marrëveshjeve;
- Kujdeset që të arrijë objektivat e shitjes të vendosura nga kompania;
- Planifikon dhe realizon promocionet tek blerësit;
- Përcjell pagesat e blerësve tek departamenti i financës;
- Respekton procedurat e punës;
- Përgatit raporte periodike mbi realizimin e objektivave.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Diplomë në Marketing/Administrim Biznesi apo profile të ngjashme;
- Eksperienca e mëparshme në Marketing të produkteve kozmetike përbën avantazh;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese;
- Aftësi për të punuar në grup;
- Njohja e mirë e gjuhës Angleze përbën avantazh;
- Të jetë fleksibël dhe bashkëpunuese;
- Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment