Partner.al kërkon një Asistente Administrative në Tiranë, për një klient i cili operon prej 20 vitesh në treg në distribuimin e produkteve ushqimore.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Kryen kontrolle dhe krijon kontakte të shpeshta me stafin;
  • Kontrollon list prezencën e stafit në oraret e duhura;
  • Asiston në ndjekjen e procedurave të Burimeve Njerezore;
  • Ndjek të gjitha etapat e procedures së rekrutimit;
  • Mbështet dhe raporton problematikat e stafit administrativ dhe grupet e ndryshme të punës tek eprorët;
  • Ploteson çdo muaj regjistrin e punonjësve;
  • Azhornon të dhënat e punonjësve në sistem si dhe dosjen personale të gjithsecilit;
  • Kontrollon dhe raporton çdo shpenzim mujor të kompanisë;
  • Koordinon aktivitete të ndryshme me stafin;
  • Kujdeset për plotesimin e dosjes së personelit të ri, për hapjen e userit, dhënien në përdorim të aseteve, duke i përcjell me procesverbalet përkatëse si dhe duke i ruajtur në formë elektronike;
  • Plotëson dokumentat e largimit të punonjësve;
  • Bën njoftimet përkatëse për punonjësit e rinj në rrjetet sociale dhe portalet e punës;
  • Asiston në përgatitjen, formatimin dhe zhvillimin e dokumentave të ndryshme të kompanisë;
  • Mirëmban rrjetet sociale të kompanisë;
  • Përgjegjëse për marrjen dhe shpërndarjen me efikasitet të emaileve dhe postës së brendshme në departamentet përkatëse;
  • Përgjegjëse për përgatitjen e raporteve analitike të rekrutimit dhe të dokumentuara për çdo department të kompanisë;
  • Merr pjesë në hartimin dhe përgatitjen e raporteve financiare dhe administrative;
  • Raporton te administratori në mënyrë të detajuar ecurinë e punës ditore.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare,niveli barchelor preferohet në një nga degët e Fakultetit Ekonomik;
  • Të paktën dy vite eksperiencë pune si asistente personale e një administratori;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office  (sidomos excel);
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm  gjuhen angleze dhe italiane (të shkruar dhe të folur);
  • Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet;
  • Të jetë e paraqitshme, e komunikueshme dhe e sjellshme;
  • Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen;
  • E preferueshme është të zotëroj programe financiare;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Vendosni subject në momentin që do të aplikoni. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment