Partner.al kërkon një Inxhinier Mekanik në Tiranë, për një klient i cili operon prej 20 vitesh në sektorin e konstruksioneve metalike dhe të drurit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Koordinon të gjitha punimet/shërbimet gjatë fazës së ofertës si dhe gjatë zbatimit të projektit;
- Rishikon koston e punimeve mekanike (hidraulike) dhe propozon zgjidhje teknike të favorshme për zbatimin e projektit;
- Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi problematikat teknike dhe organizative për punën e kryer;
- Projekton konstruksione metalike, panele druri sipas kërkesës së klientit;
- Rishikon dhe harton kostot e produkteve duke përgatitur preventivin total.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Diplomë e Fakultetit Politeknik, Dega Inxhinieri Mekanike;
- Eksperienca të mëparshme përbëjnë avantazh;
- Njohuri shumë të mira të Autocad dhe Microsoft Office;
- Njohuri të gjuhës Angleze dhe Italiane;
- Të jetë i komunikueshëm, të ketë aftësi të mira menaxheriale, teknike dhe të punojë në grup;
- Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht;
- Leje drejtimi të klasit B.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment