Partner.al kërkon një Area Manager, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit të materialeve të ndërtimit, bojrave dhe materialeve për arredimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Informohet në mënyrë të vazhdueshme për produktet që ofron kompania dhe cilësitë e tyre në mënyrë që të ofrojë produktin/shërbimin e duhur sipas nevojave të klientëve;
  • Zhvillon planin e aktiviteteve ditore/javore/mujore (periodike) në lidhje me vizitat e klientëve, telefonatat, e-mail dhe kontaktet e tjera për të promovuar produktet dhe shërbimet e kompanisë;
  • Zbaton në mënyrë rigoroze planin e krijuar dhe dakordësuar me Drejtuesin e Departamentit në baza ditore;
  • Organizon takime dhe komunikon në mënyrë aktive me klientët për të identifikuar nevojat si dhe për të propozuar zgjidhje të mundshme nëpërmjet produkteve/shërbimeve të kompanisë;
  • Ndjek me detaje procesin e shitjes që nga projektimi deri tek finalizimi i produkteve/sherbimeve për klientin;
  • Mirëmban portofolin e klientëve të tij duke maksimizuar produktet/shërbimet e shitura për klientin dhe si rrjedhojë maksimizon nivelin e të ardhurave;
  • Mirëmban informacionin e nevojshëm për çdo klient në mënyrë të vazhdueshme, nëpëmrjet sistemeve CRM të kompanisë;
  •  Propozon tek Drejtori i Departamentit çmimet sipas profilit të klientëve dhe ndjek zbatimin e këtyre çmimeve sipas niveleve të autoritetit për vendimarrje;
  • Ndjek realizimin e objektivave të vendosura nga kompania;
  • Informohet në mënyrë të vazhdueshme lidhur me proçeset e brendshme të kompanisë (furnizimet, projektet deri në zbatimin e tyre, inventarizimi i produkteve etj) me qëllim finalizimin e projektit;
  • Bashkëpunon me stafin e Departamentit Teknik dhe Departamentit të Suportit në lidhje me kërkesat e klientëve dhe përmirësimin e procesit të shitjes;
  • Propozon dhe raporton tek Drejtori i Departamentit strategjitë e konkurencës për produktet ekzistuese dhe të reja.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Të ketë eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm;
  • Njohës dhe përdorues i programeve të MS Office (Word, Excel, PowerPoint);
  •  Të ketë aftësi organizative dhe menaxheriale;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, dhe të jetë i aftë të punojë  në grup;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment