Partner.al kërkon një Arkitekt/e në Tiranë,  për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit të materialeve të ndërtimit, bojrave dhe materialeve për arredimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme. 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Siguron asistencë për klientët nëpërmjet interpretimit arkitektural të projektit dhe shpjegimit të cdo detaji teknik;
  • Regjistron dhe analizon me kujdes kërkesat e klientëve në lidhje me planin arkitekturor dhe realizon skema të cilat përmbushin kërkesat e klinetëve;
  • Siguron se çdo koncept/skicë arkitekturore është kuptuar drejtë nga klientët e interesuar;
  • Rishikon skicat duke marrë në konsideratë kërkesat e klientëve por gjithnjë në përputhje me planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit;
  • Administron projekte të ndryshme dhe ndërton marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt;
  • Siguron ndjekje maksimale të zbatimit të projektit.
  • Pregatit planimetritë në përputhje me kriteret e projektit dhe kërkesat e klientit;
  • Asiston në projekte të vecanta që mund ti caktohen;
  • Pregatit memo, raporte të ndryshme periodike javore/mujore sipas kërkesës dhe nevojës;
  • Siguron etikë maksimale në komunikim me klientët dhe të gjithë bashëkpunëtorët e tjerë;
  • Përditëson njohuritë në lidhje me punën dhe profesionin, duke marrë pjesë në seminare, trajnime apo rrjete të ndyrshme profesionale si dhe duke lexuar artikuj dhe botime të ndryshme profesionale;
  • Kryen raportimin javor të detyrave të realizuara dhe paraqet planin e punës për javën në vijim tek eprori;

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë Universitare në Arkitekturë;
  • Eksperiencë e mëpareshme në interior design përben avantazh;
  • Të ketë aftësi krijues dhe vëmëndje ndaj detajeve;
  •  Aftësi për të analizuar proceset e punës dhe procedurat;
  •  Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me kolegët dhe klientë;
  • Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike të paketës MS Office, Adoble, Photoshop, Sketch Up;
  •  Njohuri të avancuar të programeve Autodesk, AutoCAD, 3ds Max, Visual Studio 3d etj;
  •  Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

Add Comment