Partner.al kërkon Inxhinier Zbatues në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit të materialeve të ndërtimit, bojrave dhe materialeve për arredimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  •  Shqyrton vlefshmërine e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullesi;
  •  Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim;
  • Zbaton të gjithë metodologjinë e ndërtimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme për opsionet më të mira drejtuesit për realizimin e grafikut të punimeve;
  • Bën ndjekjen dhe monitorimin e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt;
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
  •  Të organizojë dhe koordinojë proceset e punës në zbatim;
  • Të jetë ndjekës shumë I mirë dhe zbatues me përpikmëri I rregullave të sistemit teknik.

Kualifikimet e këruara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar Universitetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  •  Minimumi 5 vjet eksperiencë pune në Punime Civile;
  •  Të ketë njohi shumë të mirë mbi programet CAD, MSPROJECT ose PRIMA VERA;
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e organizatës;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës dhe probematikave të punës;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, supervizimi;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment