Partner.al kërkon një Menaxher/e Dyqani në Tiranë, për një kompani, e cila operon në shitjen me pakicë të veshjeve për brande ndërkombëtar, në qëndrën tregtare TEG.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyrja e drejtpërdrejtë e punonjësve, duke i caktuar detyra specifike dhe organizuar punën e përditeshme të tyre;
- Të sigurojë dhe të zbatojë kodin e disiplinës dhe etikes duke zbatuar në mënyrë të saktë procedurën;
- Vlerëson performancën e punonjësve dhe identifikon fushat për të përmirësuar produktivitetin e punonjësve;
- Trajnon punonjësit për të përdorur pajisjet në dyqan dhe për të përfunduar detyra të lidhura me punën, të tilla si përdorimi i kasës, përshëndetja e klientëve dhe trajtimi i ankesave të klientëve;
- Modeli i sjelljes korrekte për punonjësit duke i dhënë zgjidhje problemeve që lidhen me to dhe në dyqan;
- Organizon punët e ekipit të shitjeve në dyqan. Vendosja dhe komunikimi i orareve të javës brenda afateve. Alokimi i çdo detyre në përputhje me nevojat aktuale;
- Identifikimi i nevojave për staf, rekrutimi, intervistimi i kandidateve potencial;
- Trajnimi i punonjësve të rinj dhe atyre ekzistues për përmisimin e shërbimit të klientit;
- Propozon dhe ndjek fushatat e marketingut, mbikëqyrja e reklamave, dizenjimit të produkteve dhe formave të tjera të marketingut për të ruajtur linjen e brandit;
- Përgatit raportet statistikore në mënyrë periodike për të vlerësuar nivelin e shitjeve, parashikimin e vëllimit të shitjeve dhe zhvillimin e raporteve të tjera sipas nevojës, (KPI’s, Sell In Sell OUT, leveling, analiza e stokut,etj);
- Përmirëson shitjet dhe maksimizon fitimet duke rritur xhiron ditore;
- Propozon targetat vjetor në bashkëpunim me CEO duke analizuar shitjet, produktet dhe koleksionet;
- Përgjegjës për kontrollin e vazhdueshëm të mallit në dyqan, për tu siguruar që të gjitha produktet kanë çmimin të vendosur saktë, dhe alarm, sigurohet që produktet janë të ekspozuar sipas standartit visual të përcaktuar nga brandi;
- Përgjegjës për kryerjen e porosisë për koleksionet dhe për të plotësuar nevojat e dyqanit;
- Përgjegjës për monitorimin e stokut në dyqan;
- Sigurohet që Manuali i Punonjësve, Rregulloret dhe Kodi i Etikës të zbatohet nga punonjesit;
- Propozon fushata të ndryshme promocionale dhe ulje për produktet në vijimesi të kalendarit të festave dhe organizimeve të ndryshme të qëndrës tregtare për të maksimizuar fitimet dhe përqasur më mirë në treg.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet e larta;
- Aftësi të mira organzitave dhe negociuese;
- Njohuri të mira të përdorimit të paketës office;
- Mbi 3 vite eksperiencë pune të ngjashme (preferohet në industrinë e Retail);
- Të ketë kualifikim të përshtatshëm me pozicionin;
- Të jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
- Të bashkëpunojë me stafin për të gjitha detyrat;
- Të jetë i/e etik-e në marëdhënie me kolegët.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment