Partner.al kërkon Shofer në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit të materialeve të ndërtimit, bojrave dhe materialeve për arredimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme..
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Tërheqja e produkteve nga magazina;
- Përgjegjës për dorëzimin e artikujve në destinacionin përkatës;
- Ngarkon dhe shkarkon materialin që dorëzon;
- Drejton me përgjegjësi dhe në mënyrë të sigurtë automjetin transportues që ka në ngarkim;
- Regjistron dhe raporton çdo dërgesë në koordinim me departamentin përkatës;
- Menaxhim i rutit ditor;
- Përgjegjësi mbi produktet në mënyrë që të mos dëmtohen gjatë transportit.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar arsim e mesëm;
- Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B,C,D;
- Te jetë i gatshëm të udhëtojë në rrethe;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të dijë të përdorë pajisjet GPS;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Të jetë fleksibël në lidhje me oraret e punës;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment