Partner.al kërkon Inxhinier Hidroteknik në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit të materialeve të ndërtimit, bojrave dhe materialeve për arredimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Ndjek ecurinë e punimeve që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit dhe koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve Hidraulike duke përgatitur preventivin total;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;

Kualifikimet e këruara për pozicionin:

  • Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Hidroteknike;
  •  Minimumi 5 vjet eksperiencë pune si Inxhinier Hidroteknik;
  •  Eksperienca në CAD dhe MS përbën avantazh;
  • Të ketë njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje për instalimet hidroteknike;
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e organizatës;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës dhe probematikave të punës;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, supervizimi;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment