Partner.al kërkon një Agjent/e Shitjesh Pre-Sales në Shkodër, për një klient i cili operon prej 20 vitesh në treg në distribuimin e produkteve ushqimore.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjës/e për menaxhimin  e një zone të caktuar dhe ndjekja e marrëdhënieve me klientët;
  • Përgjegjës/e për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve duke u kujdesur për nevojat e tyre dhe merr porositë ditore të bëra nga klienti;
  • Të realizoj planin dhe prezencën e produkteve të vendosura nga kompania në zonën e tij;
  •  Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe të dijë ti prezantoj ato te klienti ;
  • Përgjegjës/e për indentifikimin e klientëve të rinj;
  •  Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
  •  Inicion plane veprimi për krijimin alternativash të reja për shitjen e produkteve të kompanisë;
  •  Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës siç përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje  me objektivat e përcaktuara nga kompania;
  •  Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
  •  Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit te Menaxheri dhe Drjetori i Shitjeve;

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  •  Arsim i lartë, Fakulteti Ekonomik përbën avantazh;
  • Përvojë e mëparshme jo më pak se 3 vjet në pozicione të ngjashme;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
  • Të jetë person i shkathët dhe energjik;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh;
  • Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment