Partner.al kërkon një Inxhinier Kantieri në Tiranë, për një kompani të suksesshme ndërtimi, e cila operon në treg prej 12 vitesh.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kontrollin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, si dhe kushtet e sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
- Suporton në përgatitjen e kontratave të punimeve duke plotësuar specifikimet e punimeve, afatet etj;
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte pikëtimi e dhe kontrolli;
- Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
- Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
- Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit dhe kryerjen e inspektimeve;
- Zbatimin me rigorozitet të kontratave te sipërmarrjes;
- Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier , hidraulik, elektriçist, topograf) për punime në kantier;
- Evidentimin e nevojave për materiale, dhe administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
- Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
- Mbi 10 vjet eksperiencë në ndërtim;
- Eksperiencë pune në kompani ndërkombëtare;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MSPROJECT etj.);
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative,planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment