Partner.al kërkon një Menaxher/e Blerjesh në Tiranë, për një kompani të suksesshme ndërtimi, e cila operon në treg prej 12 vitesh.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përzgjedh dhe propozon furnitorë potencialë që përmbushin kërkesat dhe kushtet e kompanisë;
- Propozon çmimet optimale dhe është pjesë e diskutimeve & AMP;
- Ndjek dhe lehtëson procesin e hyrjes së produkteve të reja në pakicë e
shumicë dhe trajnon shitjet ku është e nevojshme për gamën e produktit që mbulon; - Analizon dhe ndërton raporte të ecurisë së produktit sipas kategorive dhe propozon zgjidhje për të përmirësuar rezultatet;
- Njeh pozicionimin e konkurrencës në treg dhe nivelin e të njëjtave produkte në tregjet e huaja;
- Mban kontakt të vazhdueshëm me furnitorët e kategorisë,
kontrollon stokun e kategorisë dhe ndjek statusin e porosisë. - Ndjek projekte të caktuara në bashkëpunim me furnitorin dhe Menaxherin e Shitjes;
- Raporton tek Commercial Director.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese me furnitorë të huaj;
- Të ketë njohuri të proceseve operacionale, planifikimit dhe menaxhimit strategjik te logjistikës, magazinës, transportit, blerjeve, procedurave doganore;
- Të krijojë dhe respektojë politikat ose procedurat brenda aktiviteteve të logjistikës;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet dega Administrim Biznesi;
- Të ketë minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
- Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze;
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ju lutem specifiokoni ne subjekt pozicionin për të cilin aplikoni.
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al Afati aplikimit është deri më datë 27.02.2019
Add Comment