Partner.al kërkon një Agjent Shitjesh Pre-Sales në Tiranë, për një klient i cili ka mbi 20 vite që operon në fushën e distribucionit dhe Horeca-s, për produktet ushqimore.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjës për menaxhimin  e një zone të caktuar dhe ndjekja e marrëdhënieve me klientët;
  • Të realizoj planin dhe prezencën e produkteve të vendosura nga kompania në zonën e tij;
  • Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e konkurrentëve;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe  indentifikimin e klientëve të rinj;
  • Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
  • Inicion plane veprimi për krijimin alternativash të reja për shitjen e produkteve të kompanisë;
  • Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;
  • Negocion me klientët për oferta, pozicione më të mira dhe prezencë më të madhe të produkteve;
  • Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
  • Përgjegjës për implementimin e standarteve Merchandiser sipas standarteve të përcaktuar nga kompania;
  • Të gjejë vendet e duhura për mjetet publicitare dhe të kujdeset deri në fund personalisht për vendosjen në rregull të tyre;
  • Raporton në mënyrë aktive  për konkurrencën ( çmimet/ ofertat/promocione, etj);
  • Të zbatojë me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori;
  • Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  •  Arsim i mesëm, i lart përbën avantazh;
  • Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
  • Të jetë person i shkathët dhe energjik;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh;
  • Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B;
  • Vendbanimi Tiranë.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment