Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh në Tiranë, për një klient i cili operon në furnizimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Krijon strategji dhe plane periodike lidhur me administrimin e shitjeve dhe marketingut;
  • Informohet në mënyrë të vazhdueshme për produktet që ofron kompania dhe cilësinë ë tyre, në mënyrë që të ofrojë produktin/shërbimin e duhur sipas nevojave të klientëve;
  •  Zhvillon planin e aktiviteteve ditore/javore/mujore (periodike) në lidhje me vizitat e klientëve, telefonatat, e-mail dhe kontaktet e tjera;
  • Prezanton  produktet dhe shërbimet e kompanisë tek klientët potencialë;
  •  Analizon nevojat e klientëve dhe propozon  zgjidhjet e duhura;
  •  Ndjek ofertat e dërguara dhe maksimizon raportin e kthimit nga këto oferta;
  • Mirëmban marrëdheniet me klientët ekzistues;
  • Organizon takime dhe komunikon në mënyrë aktive me klientët për të identifikuar nevojat si dhe për të propozuar zgjidhje të mundshme nëpërmjet produkteve/shërbimeve të kompanisë;
  • Propozon tek Departamenti i Financës çmimet sipas profilit të klientëve dhe ndjek zbatimin e këtyre çmimeve sipas niveleve të autoritetit për vendimmarrje;
  • Përgatit buxhetin për marketing dhe shitje.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Diplomë Bachelor dhe MSc në Administrim Biznesi, Shitje dhe Marketing ose fusha të ngjashme;
  • Minimalisht 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
  • Të ketë aftësi të mira në përdorimin e MS Office (Word, Excel, PowerPoint);
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane (B2, C level);
  • Të ketë aftësi lidershipi dhe organizative;
  • Të ketë aftësi negociuese dhe komunikative.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment