Partner.al kërkon një Analist/e të Dhënash në Tiranë, për një kompani prodhimi e cila operon prej 6 vitesh në treg.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndjek dhe analizon urdhër porosinë nga furnitori te klienti;
- Monitoron dhe raporton mbi gjendjen dhe lëvizjet e stokut në magazinë;
- Ndjek dhe koordinon marrëdhëniet e kompanisë me furnitorët;
- Analizon konsumin e lëndëve të para;
- Analiza dhe raporte të ndryshme sipas nevojës së departamentit.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Diplomë Universitare në një nga degët e Fakultetit Ekonomik;
- Minimumi dy vite eksperiencë pune në përpunimin e të dhënave dhe analiza;
- Aftësi të mira analitike;
- Njohuri të shumë të mira të paketës Microsoft Office, aftësi të avancuara në përdorimin e Excel;
- Njohuri të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe punës në grup;
- Aftësi për të përballuar stresin dhe presionin në punë.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment