Partner.al kërkon një Inxhinier Elektrik në Tirane, për një klient i cili operon në furnizimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe perfundimi;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e ekipit për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen
    sipas parametrave të percaktuara në projekt;
  • Përgatit dhe koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve
    përkatëse në institucionet vendase;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
  • Kordinon punën e ekipit;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Jep zgjidhje teknike detajeve të paparshikuara në projekt dhe/ose rekomandon
    përmirësimin e tyre;
  • Harton dhe mbikqyr mirëmbajtjen periodike të sistemeve të instalimeve elektrike gjatë fazes te
    shfrytezimit;
  • Raporton periodikisht mbi ecurinë e punimeve.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Inxhinieri Elektrike;
  • Te ketë eksperiencë në ketë fushë jo më pak se 5 vite;
  • Të ketë njohuri të mira në automatizimin e pajisjeve;
  • Të zoterojë programin Autocad për instalimet elektrike;
  •  Të zorerojë gjuhën angleze;
  • Të zoterojë leje drejtimi të klasit B;
  • Eksperiencat e punës në sektorin fotovoltaik përbejne avantazh.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme:rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment