Përzgjedhje Stafi

Përse duhet të përzgjidhni Partner.al për shërbimin e Përzgjedhjes së Stafit?

Përzgjedhje Stafi

Aftësitë
Parter.al është e specializuar në Përzgjedhjen e stafit. Ne sjellim për ju vetëm kandidatët më të mirë.
Metodologjia
Ne jemi një kompani e orientuar drejt nevojave të klientit. Kemi njohje shumë të mirë mbi tregun. Stafi jonë sigurohet të përmbushi të gjitha kërkesat e klientëve tanë.
Intervistat
Ne jemi profesionistë. Detyra jonë është të sjellim kandidatin më të mirë të mundshëm. Respektojmë kushtet e klientëve tanë dhe punojmë fort t’i japim atyre atë që dëshirojnë.

Tregu i shërbimeve në ditët e sotme ka zënë vendin kryesor në tregun Shqiptar dhe Internacional. Kërkesa për këtë treg është rritur ndjeshëm duke bërë që numri i shërbimeve që ofrohen të rritet.
Pjesë e sektorit të shërbimeve është dhe kompania jonë. Ne ofrojmë për klientët tanë shërbimin e Përzgjedhjes së Stafit.

1-Njohja shumë e mirë e tregut?
Vitet e shumta të eksperiencës kanë bërë që tek ne të krijohet intuita e duhur për gjetjen dhe përzgjedhjen e individëve të duhur për çdo pozicion. Ne e njohim talentin dhe i sjellim klientëve tanë vetëm kantidaturat më të mira. Jemi të aftë të plotësojmë kërkesat e klientëve tanë duke garantuar efiçencë dhe efektivitet.

2-Kërkim i zgjeruar.
Shpesh kompanitë e kanë të vështirë të gjejnë personin e duhur për një pozicion. Kjo ndodh sepse hapësira e tyre e kërkimit është e kufizuar. Ndërkohë që ne zotërojmë databazën tonë e cila përmban kantidatë potencialë për çdo pozicion pune. Përveç databazës rrjetet tona sociale ndiqen nga shumë punëkërkues gjë që rrit numrin e aplikantëve.

3-Kandidatë jo aplikantë.
Puna jonë është që të lehtësojmë procesin e rekrutimeve për klientët tanë. Duke bërë përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë nga i gjithë numri i aplikantëve, ne sjellim cilësi dhe thjeshtësojmë procesin. Jemi zgjidhje më e shpejtë e mundshme që garanton cilësi.

4- Ndihmojmë në reklamimin e Brand-it.
Kompanitë e mëdha shpenzojnë mjaft në marketingun e Brand-it të tyre, ndërkohë që kompani më të vogla nuk kanë atë marketing të këtyre përmasave. Ne mund të ndihmojmë këto kompani duke e bërë të njohur brandin e tyre tek aplikantët.

5-Buxheti
Është e vërtetë se për çdo rekrutim ekziston një pagesë e caktuar por nuk ekziston një kosto shtesë. Ndërkohë që nëse kostot e rekrutimeve do t’i merrte përsipër vetë kompania, kosto do të ishte më e lartë si në para por edhe në kohë sepse duke qenë se ka një limit kohor për përmbushjen e një pozicioni.