Skip to main content

Drejtor i departamentit te Shitje & Marketingut

  • Full Time
  • Tirana

Planifikimi dhe zhvillimi i strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimi i plan buxhetit, menaxhimi i marrëdhënieve me klientin ,hartim kontratash ,bashkëpunim me strukturat e tjera për realizimin e shitjeve, kërkime tregu etj.

Detyra Strategjike:

  • Përgatit strategjinë e marketingut dhe të shitjes;
  • Përgatit politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut,projektit dhe kërkesave të kompanisë;
  • Rishikon procedurën e shitjes dhe marketingut në përputhje me kërkesat dhe dinamikat që kërkon tregu;
  • Për projektet e reja, përcakton kriteret dhe elementet që duhet të plotësojë projekti për të qenë sa më i shitshëm bazuar në historikun dhe kërkesat e tregut;
  • Përgatit oponencën së bashku me stafin teknik për elementet e funksionalitetit të projekteve të përgatitura nga studiot e projektimit;
  • Prezanton, udhëheq, kryen shitjet dhe qiradhënien e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga shoqëria;
  • Informon klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin që ofron kompania;
  • Ndjek marrëveshjet e kleringut ,për ti finalizuar në afatet e kërkuara;
  • Komunikon kërkesat e klientëve tek departamenti përkatës para finalizimit të kontratës;
  • Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë;
  • Përgatit strategji, plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targets specifik/klient të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja . Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
  • Përgatit ofertat për agjensitë Real Estate. Bën takime me përfaqësuesit e agjensive Real Estate për të marrë informacione , konsulence për projektet aktuale dhe projektet e ardhshëm të shoqërisë;
  • Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratë dhe informon atë për të drejtat dhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës;
  • Miraton çmimin final të shitjes në përputhje me politikën e çmimeve të miratuar për çdo projekt;
  • Kryen përzgjedhjen e pronave nga kompanitë e tjera të ndërtimit kur jemi në pozicionin e pronarit të truallit;
  • Përpilimi i draft kontratës së porosisë/sipërmarrjes dhe të shitjes për çdo projekt ,në bashkëpunim me departamentin juridik, teknik, financiar;
  • Përgatit strategjitë për menaxhimin e aseteve të kompanisë dhe më gjerë.

    Detyra Menaxheriale:

  • Përgatit buxhetin e marketingut dhe të shitjes;
  • Përcakton strukturën e departamentit;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjësitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurtër dhe afat vjetor;
  • Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, ju komunikon për pritshmëritë e kompanisë;
  • Identifikon nevojat për trajnim;
  • Bën vlerësimin e performancës për stafin në varësi dhe benifitet për ta;
  • Bën takime të rregullta periodike ,për ecurine dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
  • Përgatit raportet javore/mujore të departamentit;
  • Raporton tek menaxhimi potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj.

    Detyra Operacionale:

  • Koordinon punën e Departamentit të shitjes & marketingut me departamentet e tjera të shoqërisë;
  • Koordinon takime midis klientit, bankave dhe dep. të financës kur klienti ka nevojë për financim;
  • Rifreskimi i database së klientit.

Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca:

  • Diplomë në Marketing,Administrim Biznesi;
  • Të paktën 5 vjet përvojë profesionale ,përbën përparësi përvoja në Biznes;
  • Njohje të mira në Marketing dhe shitje, në fushën e pasurive të paluajtshme;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë;
  • I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
  • Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze;
  • Njohuri shumë të mira në programet e paketës Office.
Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 256 MB.