Skip to main content

Menaxher/e Blerjesh

  • Full Time
  • Tirana

Ne kërkojmë një Menaxher/e Blerjesh me përvojë të thellë në menaxhimin e blerjeve dhe lidhjet ndërkombëtare. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të shkëlqyera organizative, të jetë i/e aftë të menaxhojë stafin e koordinatorëve të blerjes dhe të zhvillojë marrëdhënie të qëndrueshme me furnitorë. Përgjegjësitë përfshijnë hulumtimin e vazhdueshëm për produkte dhe fabrika të reja dhe menaxhimin efikas të porosive.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Drejtimi dhe zhvillimi i strategjive të blerjeve në përputhje me politikat e kompanisë.
  • Menaxhimi dhe trajnimi i stafit të koordinatorëve të blerjes.
  • Hulumtimi për produkte të reja dhe mundësi blerjesh, duke përfshirë gjetjen e fabrikave të reja dhe negociatat me to.
  • Mirëmbajtja e kontakteve të vazhdueshme me furnitorët ekzistues dhe të rinj, kryesisht të huaj.
  • Ndjekja e porosive për të siguruar që të arrijnë në kohë dhe të plotësojnë standardet e cilësisë.
  • Analiza e trendeve të tregut për të identifikuar mundësi blerjesh dhe për të minimizuar kostot.

Kualifikimet e Nevojshme:

  • Diplomë në Menaxhim, Biznes, ose fushë të ngjashme.
  • Të paktën 3-5 vjet përvojë në një rol menaxherial në blerje.
  • Njohuri të thella të proceseve të blerjeve dhe menaxhimit të zinxhirit të furnizimit.
  • Aftësi të forta negociuese dhe komunikuese.
  • Përvojë në punën me fabrika dhe furnitorë ndërkombëtarë.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis me ritëm të shpejtë dhe për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 256 MB.