Partner.al kërkon një Supervizor/e Shitjesh në Tiranë, për një kompani të suksesshme distribucioni produktesh kozmetike dhe parukerie.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Identifikimi I klienteve të rinj potencial, me qëllim përmbushjen e objektivave të përcaktuara;
  • Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me klientët e Kompanisë, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit;
  • Ndërtimi dhe plotësimi i detajuar i databazës për pikat e shitjes;
  • Hartimi i raporteve të detajuara sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara;
  • Arrin target-et e vendosura me qëllim rritjen e kompanisë;
  • Përgjegjes për inplementimin e standarteve të Marchandisering të kompaninsë.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta preferohet në Menaxhim ose shkencat  Ekonomike;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese dhe promovuese;
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në shitje;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
  • Të disponojë leje drejtimi automjeti të kategorisë B.

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment