Partner.al kërkon një Menaxher Logjistike në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit te pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Administron  magazinën në përputhje me rregullat e vendosuar nga kompania;
  • Mbikqyr praninë e produkteve, magazinimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e  ambjenteve dhe pajisjeve në magazinë;
  •  Menaxhon gjithë procesin e lëvizjes së produkteve  Hyrje dhe Dalje nga magazina.
  • Koordinon shume mire rradhën dhe kohën e ngarkesave me Menaxherët e Shitjeve, Pergjegjesin e Magazinës dhe mjetet e transportit të kompanisë dhe paleve të treta.
  • Planifikon dhe shfrytëzon me eficencë  hapsirat e magazinës;
  • Kontrollon sasine dhe cilesinë e produktit që hynë dhe del nga magazina;
  • Njeh shumë mirë kodin rrugor dhe çdo dispozitë ligjore që lidhet me qarkullimin e mjeteve të transportit të të gjitha llojeve dhe madhësive në territorin e Shqiperisë ose shteteve që kompania kryen shkëmbime tregtare. Eshtë I përditesuar me ndryshimet e reja, provizore ose sezonale të ligjeve dhe rregullave që lidhen me qarkullimin e mjeteve të transportit;
  • Përgjegjës kryesor për optimizimin e kohës së ngarkesave dhe minimizimin e kostove të transportit;
  • Menaxhon flotën e të gjithë mjeteve të kompanisë, (vetura dhe mjete transporti);
  • Organizon, drejton dhe motivon shoferët e mjeteve të transportit që ka në varësi;
  • Mban në një databasë të gjitha të dhënat e mjeteve dhe merr masa paraprake për sherbimet periodike dhe kryerjen e dokumentacionit përkates në kohë;
  • Për çdo problem, shërbim ose difekt koordinon me personin përgjegjës të mirëmbajtjes teknike të mjeteve;
  • Propozon ose merr masa ndëshkimore, si edhe vendos penalitete sipas rregullave, për punonjësit në raste shkeljesh nga shofëret e transportit ose përdoruesit e tjerë të mjeteve të kompanisë;
  • Përgjegjës për respektimin e të gjithë procedurave që lidhen me pozicionin e tij të punës;
  • Kryen raportime periodike të mbi ecurinë dhe problematikat e punës.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik me profil menaxhimi;
  • Të ketë eksperiencë pune në Logjistikë dhe Magazinë;
  • Të ketë aftesi organizative;
  • Të jetë i komunikueshem;
  • Të ketë njohuri mbi pakten Office;
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti;
  • Të jetë i aftë të punoje në grup.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin pozicion aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment