Partner.al kërkon një Arkitekt/e në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e ndërtimit prej 20 vitesh.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Siguron asistencë për klientët nëpërmjet interpretimit arkitektural të projektit dhe shpjegimit të cdo detaji teknik;
  • Regjistron dhe analizon me kujdes kërkesat e klientëve në lidhje me planin arkitekturor dhe realizon skema të cilat përmbushin kërkesat e klinetëve;
  • Siguron se cdo koncept/skicë arkitekturore është kuptuar drejtë nga klientët e interesuar;
  • Rishikon skicat duke marrë në konsideratë kërkesat e klientëve por gjithnjë në përputhje me planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit;
  • Administron projekte të ndryshme dhe ndërton marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt;
  • Siguron ndjekje maksimale të zbatimit të projektit.
  • Pregatit planimetritë në përputhje me kriteret e projektit dhe kërkesat e klientit;
  • Asiston në projekte të vecanta që mund ti caktohen;
  • Pregatit memo, raporte të ndryshme periodike javore/mujore sipas kërkesës dhe nevojës.
  • Siguron etikë maksimale në komunikim me klientët dhe të gjithë bashëkpunëtorët e tjerë;
  • Përditëson njohuritë në lidhje me punën dhe profesionin, duke marrë pjesë në seminare, trajnime apo rrjete të ndyrshme profesionale si dhe duke lexuar artikuj dhe botime të ndryshme profesionale;
  • Kryen raportimin javor të detyrave të realizuara dhe paraqet planin e punës për javën në vijim tek eprori;

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë Universitare në Arkitekturë ose studime të tjera të lidhura me pozicionin;
  • Minimumi 5 vite përvojë relevante pune;
  • Aftësi të larta krijuese dhe inovatore;
  • Ndjenjë artistike të lartë dhe vëmëndje ndaj detajeve;
  • Të menduarit krijues dhe I orientuar drejt punës në grup;
  •  Aftësi për të analizuar proceset e punës dhe procedurat dhe për të identifikuar mundësi përmirësimi;
  •  Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me kolegët;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe jo verbale;
  •  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike të paketës MS Office;
  •  Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike profesionale si Autocad etj;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

Add Comment