Partner.al kërkon një Specialiste Financiere në Tiranë, për një kompani, e cila operon në shitjen me pakicë të veshjeve për brande ndërkombëtar, në qëndrën tregtare TEG.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Menaxhon dhe kontrollon operacionet financiare;
  • Menaxhon dhe koordinon  të gjitha aktivitetet me palët e treta lidhur me çështjet financiare të kompanisë;
  • Menaxhon dhe kontrollon çështjet administrative të kompanisë të lidhura me logjistikën, rregjistrimin e faturave dhe magazinën qëndrore;
  • Kryen inventarin në magazinë;
  • Përgatit raport furnitorësh (raport javor) dhe raport likujditetesh (raport ditor);
  • Përgatit raport në lidhje me shitjet / arkën;
  • Përgjegjëse për regjistrimet në sistemin të faturave të blerjes dhe shitjes;
  • Përgjegjëse për regjistrimet e veprimeve të Bankës dhe Arkës në sistemin financiar;
  • Kryen rakordimet me klientë dhe furnitorë;
  • Kontrolln gjendjen e magazinës (fatura blerje/ transferime);
  •  Përgjegjëse për blerjet mujore (materialet të ndryshme) për dyqanet;
  • Ndjek disa nga procedurat e Burimeve Njerëzore.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta;
  • Mbi 1 vite eksperiencë pune të ngjashme (preferohet në industrinë e Retail);
  • Aftësi të mira organzitave dhe negociuese;
  • Njohuri shumë të mira të programeve financiare (preferohet Alpha)
  • Njohuri të mira të përdorimit të paketës office;
  • Të jetë e gatshëme për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
  • Të bashkëpunojë me stafin për të gjitha detyrat;
  • Të jetë etike në marrëdhënie me kolegët.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment